Presidentja flet nga Prekazi: Të mos devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja flet nga Prekazi: Të mos devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve

    Insajderi
    06 March 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    “Kujtojmë Epopenë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët, në këtë kohë lirie, secili dëshmor e martirë që ka dhënë jetën për Kosovë. Mbi të gjitha i kushtohet sakrificës guximit dhe trimërisë të treguar nga familja Jashari”.

    “Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës duke u shndërruar në emblemë të UCK-së, dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën”, tha Osmani.

    Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

    “Edhe fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara për mbrojtën e lirisë mbi të gjitha na përkujtohet se sa i lartë ka qenë për të fituar lirinë tonë”.

    “Asnjëherë nuk duhet të harrojmë as të devijojmë nga rruga e shtruar kjo sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve, gjithnjë një rrugë do të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark