Presidentja Vjosa Osmani feston datëlindjen e 40. Urim publik mori edhe nga bashkëshorti, Prindon Sadriu, i cili e quajti “mbretëreshë në fron”.
Sadriu publikoi një fotografi me presidenten në të cilën Osmani shihet pa kaçurrelet e saj natyrale por me flokë të shtrira, gjë të cilën thotë se e bëri pas 12 vjetësh.
“Urime ditëlindjen Mbretëresha në Fron”, shkroi Sadriu.
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu u martuan në vitin 2012.
Ata janë prindër të dy vajzave binjake.