×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja ia “tregon dhëmbët” Qeverisë Kurti- Kritika për ushtrinë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët

    Insajderi
    21 November 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpotitur Qeverinë Kurti në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës. Osmani, pos tjerash, ka pasur kritika për mënyrën se si po trajtohen aleatët ndërkombëtare dhe për mirëqnien e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Osmani ka thënë në prezencë të Kurtit, deputetëve të VV’së dhe ambasadorëve se aleatët nuk janë për të luajtur bixhoz me ta, e as për tallje, shkruan Insajderi.

    Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj luajtja bixhoz me to e cënon vetë mbrojtjen e Republikës sonë. Shihni deklarimet e liderëve të super fuqive botërore. Do të shihni qindra deklarata se çdo sfidë e tejkalojnë bashkë me aleatët… asnjëherë s’e kam mirkuptuar as mirëkuptuar sulmin e talljen ndaj tyre për të arritur pushtet”, deklaroi ndër të tjera Osmani.

    Tutje, ajo ka thënë se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare duhet të jetë prioritet për vitin e ardhshëm.

    Pos tjerash, presidentja ka pasur kritika edhe për mënyrën se si janë trajtuar ushtarakët e FSK’së. Ajo ka thënë se ushtari që qëndron pas armës duhet të jetë i motivuar dhe i mbështetur nga dora e shtetit.

    Përderisa ushtria tonë çdo ditë po furnizohet me armatim modern dhe po forcon kapacitetet për mbrojtjet e vendit, nuk duhet të harrojmë se kapaciteti dhe pasuria më e madhe që ka Kosova janë pikërisht njerëzit brenda saj. Prandaj, mirëqenia ekonomike dhe sociale e ushtarakëve tonë duhet po ashtu të shndërrohen në prioritet. Jo rastësisht në ushtri flitet vetëm për rekrutim, por edhe për konceptin e rekrutimit të mbajtjes së atyre që janë rekrutuar. Prandaj kam mbështetur vazhdimisht kërkesat që të mbulohen kërkesat e ushtarakëve tanë. Ai ka kuptim kur mbrapa armës qëndron ushtaraku i motivuar dhe i mbështetur”, tha më tej në Kuvend ajo..

    E para e vendit po ashtu përmendi edhe pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ku kërkoi reagim më të ashpër nga ndërkombëtarët. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark