Presidentja koreano-jugore akuzohet për korrupsion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidentja koreano-jugore akuzohet për korrupsion

    Insajderi
    23 May 2017 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun hye është vetëdeklaruar e pafajshme në gjyqin ndaj saj.

    Presidentja e rrëzuar përballet me një sërë akuzash, përfshirë marrje ryshfeti, abuzim me anë të detyrës dhe publikim të informacioneve sekrete.

    Në shfaqjen e parë në publik që nga arrestimi në muajin mars, Park mbërriti në gjykatë e prangosur dhe me një furgon burgu. Dënimi maksimal për korrupsion në vendin aziatik është burgimi i përjetshëm.

    Konkretisht, ish-kryetarja e shtetit akuzohet për bashkëpunim me shoqen e saj të ngushtë Choi Soon sil për t’u zhvatur para kompanive më të mëdha të Koresë së Veriut, përfshirë “Samsung”, në këmbim të favoreve politike.

    Bashkëpunëtorja e Park, që përballet me të njëjtat akuza, ishte e ulur pranë saj në fillim të gjyqit. Edhe ajo u vetëdeklarua e pafajshme në fillim të procesit.

    Në fillim të procesit, avokatët e ish-presidentes deklaruan se nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të detyronte kompanitë t’i dhuronin fonde, të cilat më pas nuk do të kishte patur mundësi t’i përdorte.

    Kur u pyet nga gjyqtarët se çfarë pune bënte, ajo u përgjigj thjesht: “jam e papunë”.

    Park ishte veshur me një kostum të zi dhe jo uniformën e burgut. Ndërsa në gjoks mbante një etiketë me numrin 503, që është dhe numri i saj i burgut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark