Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës një ditore në Pragë nuk është takuar me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këshilltari për media nga Zyra e Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Insajderin se për shkak të agjendës së ngjeshur të presidentes Osmani ka qenë e pamundur të realizohet takimi.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamunudur të realizohet takimi këtë herë”, tha Kupina për Insajderin.
Në media u raportua se gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Pragës, Lajçak kishte kërkuar një takim me Osmanin, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit referuar situatës së krijuar me mbylljen nga autoritetet kosovare të objekteve ilegale paralele serbe në veri dhe për çështjen e urës së Ibrit.