Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë, Andreas Gaarder Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë për Republikën e Kosoës, Andreas Gaarder, për të cilin e ka uruar për detyrën.
Osmani është shprehur se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira, ndaj ka shfaqur besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Më tej, Presidentja e Kosovës dhe ambasadori Gaarder kanë folur për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fushave të tjera të interesit reciprok.
Postimi i plotë: