Presidentja Osmani e quan frymëzues fjalimin e Zelenskyt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani e quan frymëzues fjalimin e Zelenskyt

    Insajderi
    26 March 2022 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual sot edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja Osmani, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “prekës” dhe “inspirues”.

    “Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar ajo.

    Presidentja po ashtu ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark