"S’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë" - presidentja uron për 17 vjetorin e Pavarësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë” – presidentja uron për 17 vjetorin e Pavarësisë

    Insajderi
    17 February 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar gjithë kosovarët për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani para mediave tha se do ecet para, pasi sipas saj, s’ka asgjë që e ndalë Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme.

    “Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan  dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark