Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në përkrahje këngëtares shqiptare, Albina Kelmendi, e cila bashkë me familjen e saj po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
E para e shtetit përmes një postimi në Instagram kërkoi që të gjithë të jenë “sonte në mbështetje të Albinës dhe Familjes Kelmendi”.
Kujtojmë se Shqipëria përformoi e 10-ta në Eurovision, ku pati një paraqitje elektrizuese në Liverpool.