Presidentja Osmani: Heqja e barrikadave është çështje orësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidentja Osmani: Heqja e barrikadave është çështje orësh

    Insajderi
    28 December 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të Kosovës.

    Ajo tha se kjo nuk mund të zgjatë më shumë. Sipas saj, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë institucionet e Kosovës do të veprojnë për heqjen e tyre.

    “Unë jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe nëse nuk largohen përfundimisht duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të Kosovës së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

    Komandantja supreme e FSK-së theksoi se duhet të mbahet siguria dhe lëvizja e lirë në pjesën veriore dhe se nuk është thjeshtë ‘çështje e barrikadave’.

    “Barrikadat nuk do të jenë në tavolinë të diskutimit. Barrikadat janë me bekim të Vuçiqit dhe bandave kriminale”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark