Presidentja Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

    Insajderi
    07 September 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 35-vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut tha se ajo ishte akti më i lartë i guximit politik dhe siç tha, besimit në lirinë e pavarësinë tonë.

    Osmani tha se Kushtetuta e Kaçanikut është themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.

    “Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”.

    “Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark