Presidentja Osmani në prill dhe maj do të shkojë për vizitë në ShBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në prill dhe maj do të shkojë për vizitë në ShBA

    Insajderi
    07 April 2022 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit,  Vjosa Osmani, shumë shpejt pritet të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Osmani do të zhvillojë takime të niveleve të ndryshme.

    “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në muajin prill dhe maj do të ketë vizitë në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme, qoftë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit Amerikan. Ajo ka ftesë nga zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së Bardhë që të ketë takime me ata”, ka thënë Vela.

    Ai ka folur edhe për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.

    “Procesi teknik i arritjes së marrëveshjes me MCC-në për programin Compact, procesi negociator fillon në javën e parë të muajit maj, gjatë kësaj periudhe do të bëhet finalizimi i paketës së programit dhe financimi, nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodh ose nga fundi i verës apo nga mesi i verës, do të varet nga kjo dinamikë”, ka shtuar Vela.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark