Presidentja Osmani në SHBA: Amerika udhëhoqi, bota demokratike i shkoi prapa në mbështetje të lirisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në SHBA: Amerika udhëhoqi, bota demokratike i shkoi prapa në mbështetje të lirisë së Kosovës

    Insajderi
    06 February 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka folur për rolin e Amerikës për demokracinë nëpër botë.

    Ajo ka folur edhe për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për çlirim dhe liri.

    Osmani nuk e la pa e përmendur presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si ati themeltar i Republikës së Kosovës.

    Tutje, Osmani ka folur për rrugën e Kosovës, duke thënë se gjithmonë kanë besuar në Zot dhe mbi këtë besim kanë mbajtur shpresën gjallë.

     “Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara”, ka thënë Osmani ndër tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark