Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot futbollistet e reja nga klubet “Prishtina” dhe “Brezovica”.
Shefja e shtetit sot do ta përcjellë një ndeshje miqësore që do të realizohet ndërmjet të dyja klubeve.
Në një video të publikuar në Facebook, Osmani u ka bërë thirrje vajzave të Kosovës që të merren me sporte dhe me aktivitete sportive.
“Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë”, tha ajo, teksa i uroi suksese futbollistes, Kosovare Asllani, në Kupën e Botës me kombëtaren e Suedisë.