Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar akt të patolerueshëm sulmin ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë.
Në reagimin e saj, Osmani ka kërkuar që autori të vihet para drejtësisë.
“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë”, thuhet në reagimin e presidentes.
Osmani ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.
“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, thuhet në postimin e Osmanit.