Presidentja Osmani përmbyll konsultimet me partitë – data e zgjedhjeve lokale pritet së shpejti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani përmbyll konsultimet me partitë – data e zgjedhjeve lokale pritet së shpejti

    Insajderi
    04 June 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka përfunduar takimin konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet lokale, shkruan Insajderi.

    “..data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

    PDK, ka propozuar datën 12 ose 19 tetor për zgjedhjet lokale, ndërkaq AAK datën 12 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark