Presidentja Osmani pret në takim emisarin e BE-së për dialog Sorensen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pret në takim emisarin e BE-së për dialog Sorensen

    Insajderi
    06 August 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

    Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.

    Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

    Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.

    Takimi Osmani – Sorensen vjen në kohën e krizës institucionale në Kosovë dhe protestave në Serbi, që siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark