Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, i ka dënuar sulmet që u shënuan të premtën gjatë ditës ndaj gazetarëve që po raportonin nga veriu i Kosovës.
Osmani tha se përpjekjet e sulmuesve për destabilizim s’do të jenë të suksesshme derisa shtoi se kryesit e akteve duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Reporteri.net.
“Gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë”, shkroi Presidentja në Twitter.