​Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier - këto tema u diskutuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier – këto tema u diskutuan

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

    Në takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit.

    “Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e presidencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark