Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter, i cili është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.
Osmani deklaroi se ka biseduar me dy zyrtarët amerikanë për rolin jetik të Shteteve të Bashkuara në sigurinë dhe paqen e qëndrueshme, si dhe për rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit tonë.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook