
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takimin këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Takimi u mbajtë në zyrën e presidentes.
Chollet shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Chollet me bashkëpunëtore vazhdoi për në Qeveri, ku u takua me Kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, vizita e Cholletit po bëhet në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nesër, më 12 janar, Chollet udhëton për në Beograd, ku do të takojë udhëheqjen e Serbisë.