Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 7 dhe 8 shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Presidentja Osmani sot do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.
Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani, do të flasin për media.