Presidentja Osmani zbulon datën për seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani zbulon datën për seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit

    Insajderi
    01 April 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur datën për seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Seanca konstituive do të mbahet me 15 prill, shkruan Insajderi.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, thuhet në njoftimin e presidencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark