Presidentja pritet t’i drejtohet Kushtetueses për sqarim nëse kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja pritet t’i drejtohet Kushtetueses për sqarim nëse kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve

    Insajderi
    09 July 2025 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për seancë konstituive.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

    Kupina tha se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

    “Presidentja është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit Aktgjykimi në rastin nr. KO 124/25 , në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata (pra, brenda 30 ditësh)”, tha Kupina.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark