Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare

    Insajderi
    08 March 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve politike dhe ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka reaguar për vizitën e presidentes, Vjosa Osmani në këtë agjenci, dhe publikimin e një fotografie nga Osmani me disa punonjëse gra të AKI-së.

    Përmes një postimi Ramadani ka reaguar ashpër, duke e cilësuar veprimin e Osmanit si të paprecedent.


    Edhe pse punonjëset në fotografinë e publikuar nga Osmani janë të kthyera me shpinë, Ramadani e cilëson si shkelje serioze ligjore.

    ‘‘E paprecedent, si asnjëherë më parë!

    Ekspozimi i punonjësve të AKI (qoftë pjesë të caktuara identifikuese) përbën shkelje serioze ligjore!

    Rrëzimi i investimit shumëvjeçar në mos-ekspozim të stafit rrezikon sigurinë e punonjëseve dhe sigurinë kombëtare!

    Kur kjo vjen nga kreu i shtetit, po flasim për një shkelje mëse serioze!’’, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark