Presidentja ngushëllon familjen Ferati: I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja ngushëllon familjen Ferati: I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin

    Insajderi
    24 March 2024 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e hershme e Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Feratit ka tronditur vendin. Familja Ferati ka marrë ngushëllime nga shumë figura e personalitete.

    Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati.

    Osmani është shprehur se humbja e parakohshme e vëlla i kryetarit Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve.

    “Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë”.

    “Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin”, ka thënë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark