BE-ja mund të heqë dorë nga refuzimi i azilkërkuesve nga "vendet e sigurta" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja mund të heqë dorë nga refuzimi i azilkërkuesve nga “vendet e sigurta”

    Insajderi
    26 May 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian po bëhet gati që ta miratoj një projekt-ligj nëpërmjet të cilit do të krijohej një listë e vendeve të njohura si të “sigurta”, qytetarët e të cilave nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil.

    Në këtë listë janë Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Turqia.

    Por për afro 100 organizata të mëdha evropiane që merren me të drejtat e njeriut, krijimi i një liste të tillë, qytetarëve të këtyre vendeve u shkelen të drejtat e njeriut pasi u mohohet e drejta e kërkimit të azilit.

    Sipas tyre “asnjë shtet nuk mund të konsiderohet i sigurt” dhe se përdorimi i konceptit të “shtetit të sigurt” është shkelje të drejtave të njeriut pasi në secilën shtet, madje edhe më demokracinë më të madhe në botë, mund të ketë pasiguri për një pjesë të qytetarëve të atij vendi.

    Ky projekt-ligj ishte propozuar nga Komisioni Evropian pas valës së madhe të azilkërkuesve nga Ballkani, sidomos nga Kosova dhe Shqipëria.

    Drejtues të BE-së kishin proklamuar qysh në shkurt të këtij viti se ky projektligj do të miratohet për të  hequr barrën e azilkërkuesve nga Ballkani pasi Evropa është duke u përballur me krizën e refugjatëve nga Siria.

    Me 30 maj Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian do të diskutojë amendamentet e propozuara në draftin e rregullores së propozuar nga Komisioni Evropian në shtator të vitit 2015, duke krijuar një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta”.

    “Askush nuk mund të garantojë se një vend është i sigurt për të gjithë shtetasit e saj, dhe krijimi i një liste të tillë, që iu mohon të drejtën e azilit qytetarëve nga këto vende është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e rrjeteve të organizatave evropiane.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark