Autoritetet po bëjnë presion mbi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, që të tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.
Kundërshtarja e tij demokrate, Hillary Clinton, ka siguruar tashmë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të fituar emërimin e partisë.
Sanders nuk ka pothuajse asnjë shans për emërim, por është zotuar se do të vazhdojë luftën.
Të enjten, ai ka takuar presidentin aktual, Barack Obama.
Demokratët i kanë bëë thirrje Sandersit që t’i bashkohet zonjës Clinton, e cila do të përpiqet të mundë rivalin republikan, Donald Trump.
Nënpresidenti Joe Biden ka thënë se Sandersit i mbetet të vendosë se kur do të largohet./rel