Presioni i Ministrit pa portofol ndaj policëve që i shqiptuan gjobë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presioni i Ministrit pa portofol ndaj policëve që i shqiptuan gjobë

    Insajderi
    07 April 2016 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak ditë pasi “Zëri” kishte raportuar sesi ministri pa portofol, Rasim Demiri, kishte shfrytëzuar autoritetin për t’i suspenduar policët që kishin shqiptuar tiketë trafiku për shoferin e ministrit, ky i fundit i ka telefonuar policët duke iu thënë se “çfarë do të arrinin me këtë”.

    Në kohën kur kishte raportuar “Zëri” ministri Demiri nuk kishte pranuar të fliste, pavarësisht se kishte premtuar një gjë të tillë. Tek tani ai ka thënë se policët ishin të pasjellshëm, ndërkohë që pranon se ka telefonuar personalisht njërin nga policët e suspenduar. “Pas publikimit të stories, e kam pranuar një telefonatë nga ministri, nga një numër i cili për mua ka qenë i panjohur dhe e kam hapur dhe me është paraqitur ministri, Rasim Demiri, i cili mu ka drejtuar me këto fjalë: Enver, çka po don me arritë me këtë, ku po donë me arritë, çfarë qëllimi ke? Unë ju kam përgjigjur dhe i kam thënë se nuk janë punët e mia, këto janë punët e gazetarëve dhe gazetarët janë duke e kryer punën e vet, edhe ma ka ndërprerë telefonatën. Kjo ka qenë thirrja nga ministri, i cili ka qenë iniciator për suspendimin tonë”, ka thënë Enver Sejfullahu. (Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark