Presioni i Presidentit Trump: Miliarderi i Hong Kongut pranon të shesë portet e Kanalit të Panamasë një firme amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presioni i Presidentit Trump: Miliarderi i Hong Kongut pranon të shesë portet e Kanalit të Panamasë një firme amerikane

    Insajderi
    05 March 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kompani me bazë në Hong Kong ka rënë dakord t’i shesë shumicën e aksioneve të saj në dy porte kyçe në Kanalin e Panamasë, një grupi të udhëhequr nga firma amerikane e investimeve “BlackRock”.

    Kjo shitje vjen pas ankesave të shumta nga, Presidenti Donald Trump, “se kanali është nën kontrollin kinez dhe se SHBA duhet të marrë kontrollin e rrugës kryesore të transportit”.

    CK Hutchison Holding operon portet në hyrjet e kanalit në Oqeanin Atlantik dhe Oqeanin Paqësor. Të njëjtit, deklaruan se do të bënin një marrëveshjeje vlera e të cilës kap vlerën e 22.8 miliardë dollarë.

    CK Hutchison, e themeluar nga miliarderi Hong Kong, Li Ka-shing, nuk është në pronësi të qeverisë kineze. Por,baza e saj në Hong Kong do të thotë se operon sipas ligjeve financiare kineze. Ajo ka operuar portet që nga viti 1997.

    Marrëveshja përfshin një total prej 43 porte në 23 vende të botës, duke përfshirë dy terminalet e kanaleve. Megjithatë, ai do të kërkojë miratimin nga qeveria panameze fillimisht.

    Kanali i Panamasë 51 milje (82 km) përshkon kombin qendror të Amerikës dhe është lidhja kryesore midis oqeanit Atlantik dhe Paqësor.

    Deri në 14,000 anije udhëtojnë nëpër të çdo vit, duke përfshirë anije me kontejnerë që transportojnë makina, gaz natyror dhe mallra të tjera, si dhe anije ushtarake.

    Është ndërtuar në fillim të viteve 1900-të. SHBA mbajti kontrollin mbi zonën e kanalit deri në vitin 1977-të, kur traktatet gradualisht ia dhanë tokën Panamasë.

    Pas një periudhe kontrolli të përbashkët, Panamaja mori kontrollin e vetëm në 1999-ën.

    Trump ka dhënë disa deklarata për rimarrjen e kontrollit të kanalit dhe zonës përreth. Ai thotë se ndikimi kinez është një kërcënim për sigurinë kombëtare, se investimi i SHBA-së në ndërtimin fillestar të kanalit justifikon rimarrjen e kontrollit dhe se anijet amerikane tarifohen shumë për përdorimin e rrugës ujore.

    Në një vizitë në Panama në muajin shkurt, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, kërkoi që vendi të bëjë “ndryshime të menjëhershme” në atë që ai e quan “ndikimi dhe kontrolli” i Kinës mbi kanalin.

    A e ‘operon’ Kina Kanalin e Panamasë, siç thotë Trump?

    Panamaja hodhi poshtë pretendimet e qeverisë amerikane dhe presidenti Jose Raul Mulino ka thënë se kanali “është dhe do të mbetet” në duart e vendit të Amerikës Qendrore.

    Në një deklaratë që njoftonte marrëveshjen e biznesit, Frank Sixt, bashkëdrejtor menaxhues i CK Hutchison, tha: “dëshiroj të theksoj se transaksioni është thjesht tregtar në natyrë dhe krejtësisht i palidhur me raportet e fundit të lajmeve politike në lidhje me Portet e Panamasë.”

    BlackRock është një nga kompanitë më të mëdha në botë për menaxhimin e aseteve. Grupi që blen portet përfshin gjithashtu Terminal Investment Limited, një kompani zvicerane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark