Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat BE-ja ka kërkuar që zbatimi i saj të nisë menjëherë.
BE-ja konsideron se reforma në drejtësi ka do jetë një kontribut i madh në rrugën për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, shkruan në komunkatën e BE-së.