Pretendimet e Ahmetit të cilat i demanton Çelaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pretendimet e Ahmetit të cilat i demanton Çelaj

    Insajderi
    18 April 2017 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, po pretendon se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi kanë provuar të futen me dhunë në Trafikun Urban.

    “Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytëzua ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje”, ka shkruar Ahmeti.

    Pretendimet e Ahmetit po i mohon kategorikisht Çelaj i cili për Insajderin ka thënë se ai asnjëherë nuk është futur në Trafik Urbanë dhe se ai ka qenë në varrezat e dëshmorëve.

    “Në jetë teme kurrë skam qenë në Trafik Urban janë edhe kamerat që unë kam qenë tek varrezat e dëshmorëve as që di për këtë punë. Ai është duke i bllokuar me ndërmarrjet publike sepse ai nuk i dërgon aksionet por po mundohet me i blloku ato ndërmarrje. Ndërmarrjet kanë borde legjitime që ky nuk po i lenë me hi brenda. Për këto që ai po i thotë as nuk kam informata”, ka thënë Çelaj.

    Lirak Çelaj është personi më i përfolur në Partinë Demokratike të Kosovës për të rivalizuar Ahmetin për të parin e kryetarit të Komunës së Prishtinës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark