Pretendimi i Nismës: Nëse ky fshat shkon në rivotim, hyjmë në parlament – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Pretendimi i Nismës: Nëse ky fshat shkon në rivotim, hyjmë në parlament

    Insajderi
    08 October 2019 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NISMA për Kosovën ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që fshati Runik i Skënderajt të shkoj në rivotim, me arsyetimin se kanë ndodhur parregullsi gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar.

    Sipas burimeve të ‘Frontonline’, nëse aprovohet kërkesa e tyre për rivotim, atëherë ky subjekt politik mund ta kaloj pragun zgjedhor, pasi që ka numër të madh të votuesve.

    Sipas të dhënave nga Komuna e Skënderajt, Runiku i ka 2978 votues të regjistruar, përderisa në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 737 qytetarë.

    Edhe kryesuesi i sekretariatit në PZAP, Mulë Desku, ka konfirmuar se ka pranuar ankesës nga NISMA, e cila, sipas tij, është duke u shqyrtuar, pasi që, siç thotë ai, edhe Policia e Kosovës po merret me këtë rast.

    “Po është një ankesë nga NISMA për Kosovën që fshati Runik të shkojë në rivotim. Ankesa është duke u shqyrtuar. Edhe  Policia e Kosovës është duke u marrë me këtë rast”, tha Desku.

    Ndërsa nga NISMA për Kosovën kanë thënë se kandidati i tyre për deputet, Xhevdet Smakiqi, ka kërkuar që kjo qendër të shkoj në rivotim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark