Janë prezantuar 15 autobusët e parë të rinj të trafikut urban në Prishtinë. Për të parë nga afër qarkullimin e tyre, në autobus ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një lidhjeje direkte nga llogaria e tij në Facebook, ai i ka uruar qytetarët për autobusët e ri.
Blerja e 51 autobusëve për trafikun urban në Prishtinë kishte shkaktuar polemika mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku kjo e fundit akuzonte të parën, e cila qeverisë me vendin, se po e bllokon procesin./Insajderi.com