×
  • Sport
  • Sport

    Prezantohen tri ardhjet e reja te Kombëtarja e Kosovës

    Insajderi
    04 September 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në listën prej 25 lojtarëve të ftuar nga Franco Foda, janë tre emra të rinj, që janë prezantuar sot nga FFK me anë të një video.

    Dardanët fillimisht do të përballen me Rumaninë më 6 shtator në Fadil Vokrri, teksa tre ditë më vonë udhëtojnë në Larnaca, për t’u përballur me Qipron.

    Tri ardhjet e reja për Kombëtaren e Kosovës janë Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani e Eliot Bujupi, që kanë rritur shumë kualitetin në grumbullimin e Dardanëve.

    Rexhbeçaj, 26-vjeçar, luan te Augsburg në Bundesligën e Gjermanisë, ku e ka nisur shumë mirë, ku edhe ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

    Asllani, 22-vjeçar, luan te Elversberg, i huazuar nga Hoffenheim, ka treguar formë të lartë në këtë fillim në Bundesliga 2.

    Bujupi, 18-vjeçar, luan te Stuttgart U19, ku ka shënuar tetë gola në katër paraqitjet e para këtë sezon, teksa vjen edhe pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren e Kosovës U19.

    Video-prezantimi
    Federata e Futbollit e Kosovës, ka përgatitur një video prezantuese për tri ardhjet e reja.

    “Unë jam Elvis Rexhbeçaj, lojtari i ri i Kosovës. Forca Kosova,” e nisi ylli i Augsburgut.

    “Unë jam Fisnik Asllani, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Krenari me përfaqësu Kosovën. Djemtë dhe stafi në përgjithësi më kanë pritë shumë mirë. Forca Kosova,” e vazhdoi Asllani.

    Teksa Bujupi tha: “Unë jam Eliot Bujupi, lojtari i ri i Kosovës. Mezi s’kam prit me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova.” /Nacionale

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark