×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+ – këto janë detajet

    Insajderi
    25 February 2018 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjiganti i teknologjisë, Samsung, sapo ka prezantuar në Barcelonë dyshen e shumëpritur Galaxy S9 dhe S9+. Smartfonët e rinj të avancuar vijnë me specifika të reja, por me dizajn kryesisht të vjetër.

    Të dy, S9 dhe S9+, vijnë me dizajn të ngjashëm, kornizën nga alumini – janë rezistentë ndaj ujit, kanë xhamin mbrojtës Gorilla dhe shumëçka tjetër.

    Po ashtu, dyshja e re vjen me skajet e ekranit më të holla sesa paraardhësit e tyre.

    Ndryshimet e vogla në dizajn përfshijnë skanerin e syrit të fshehur mirë, skanerin për gishtërinj të ripozicionuar, si dhe ndryshimin e vendit të altoparlantit të poshtëm.

    Samsung Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me ekran Infinity Super AMOLED me rezoulicon Quad HD.

    Galaxy S9 ka ekranin 5.8-inç ndërsa Galaxy S9+ 6.2-inç – ngjashëm sikur vitin e kaluar.

    Gjithashtu, dyshja do të punojë me procesor më të fundit Exynos 9810 për çdo treg, përveç Amerikës Veriore dhe Kinës.

    Procesori i ri SoC me tetë bërthama përbëhet nga bërthama e gjeneratës së tretë Mongoose me shpejtësi prej 2.8 GHz dhe bërthamën Cortex0A55 me 1.7 GHz.

    Po ashtu, dyshja vjen edhe me grafikën Mali-G72 me 18 bërthama dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB (S9+).

    Procesori më i fundit i Qualcommit – Snapdragon 845 – do të jetë në dispozicion për dyshen në Amerikën Veriore dhe Kinën.

    Ai vjen në kombinim me grafikën Adreno 630 dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB RAM (S9+).

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark