Gjenerata e 11 e këtij telefoni vjen me telefonat, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max dhe iPhone 11.
Me çmim bazë prej 700 dollarësh, iPhone 11 vjen me ekran 6.1-inç, bateri që zgjat një orë më shumë se pararendësi iPhone XR, ka teknologji më të shpejtë “Face ID” dhe çip që e bën atë “telefonin më të shpejtë”. iPhone 11 vjen në gjashtë lloje ngjyrash: Vjollcë, gjelbër, verdhë, bardhë, kuq dhe zi.
Ai ka kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme. Kamerat vijnë me sensorë të përditësuar që mundësojnë “fotografi më të veçanta”.
iPhone 11 Pro vjen me ekran 5.8-inç, ndërsa 11 Pro Max vjen me ekran 6.5-inç. Të dy telefonat kanë kamerë me tre lensa në pjesën prapa, që sipas kompanisë, ofrojnë 40 për qind më shumë dritë dhe kënd më të gjerë.
Të dy telefonat kanë bateri që janë rreth katër apo pesë orë më të qëndrueshme se versionet e shkuara.