Është zbuluar makina e parë fluturuese e garave, që do të konkurrojë në një kompeticion në fund të këtij viti.
I quajtur Airspeeder, ky mjet arrin një shpejtësi deri në 120 km/h. Sipas krijuesve të Alauda Aeronautics, ngritja dhe ulja e kësaj makine mund të bëhet vetëm vertikalisht.
Në garat e saj të para, që do të shërbejnë edhe si testime, makina fluturuese do të komandohet nga jashtë, përpara se në vitin 2022 të garojë me një pilot në kabinë.
Kjo makinë kishte 3 vite në zhvillim dhe firma australiane që e ka prodhuar ka premtuar që do të sjellë një seri makinash fluturuese në të ardhmen.