Peticioni i nënshkruar nga 600 intelektual të Kosovës të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Prezantimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.
Ish kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe lider i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua me 4 janar në Francë nga një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.
Me 27 prill pritet të merret vendimi ndaj tij se a do të ekstradohet a po të lirohet. /Insajderi.com