Njoftimi i Aleancës jep një pasqyrë më të mirë se çfarë mund të presin përdoruesit nga mbështetja Wi-Fi 6.
“Wi-Fi Certified 6 mbështet një gamë më të gjerë pajisjesh dhe aplikimesh, nga ato që kërkojnë performancën më të fortë në mjediset e kërkuara të biznesit deri tek ato që kërkojnë fuqi të ulët dhe skenarët e IoT. Wi-Fi Certified 6 jep afro katër herë kapacitetin që ka Wi-Fi 5 dhe është një përparim evolucionar për aftësinë e Wi-Fi për të ofruar infrastrukturë me performancë të lartë dhe lidhje të optimizuar për të gjitha pajisjet njëkohësisht – kjo lejon përmirësime të konsiderueshme në mjediset e lidhura Wi-Fi “, thuhet në deklaratë.
Wi-Fi 6 pritet të ofrojë mbështetje për rrjetet celulare, si dhe të ofrojë një numër shërbimesh të përparuara 5G, transmeton KosovaPress.
Kur bëhet fjalë për sigurinë, Aleanca Wi-Fi njofton se certifikimi për Wi-Fi 6 kërkon gjeneratën e fundit të sigurisë Wi-Fi – WPA3. Për përdoruesit individualë, kjo do të thotë të përdorni një version WPA3 të quajtur WPA3-Personal.
Përveç përmirësimit të sigurisë, Wi-Fi 6 do të ofrojë një gamë më të gjerë, si dhe konsum të zvogëluar të baterisë.