Një person është arrestuar në Jarinjë, pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit.
Policia ka vërejtur se dokumentet e lëshuara nga Serbia mund të jenë të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.