×
  • Lajme
  • Lajme

    Prezantuesja e lajmeve s’mund t’i ndalë lotët kur njofton për vdekjen e 45 personave në aksidentin në Bullgari

    Insajderi
    24 November 2021 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prezantuese e AlsatM nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka dhënë lajmin për tragjedinë në rëndë që ndodhi dje në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

    Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.

    Ndryshe, në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.

    Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark