Televizioni shtetëror rus, “Rossiya 1”, ka thënë gjatë një transmetimi të sa se Lufta e III Botërore sapo ka filluar.
Prezentuesja Olesya Loseva u tha shikuesve se ofensiva e përshkallëzuar lufte mund të quhet me plot gojë Luftë e III Botërore duke shprehur siguri të plotë për këtë.
Sipas saj, ukrainasit nuk po shikojnë në gjenocid e asgjë tjetër, por, ushtarët rus i shohin si çlirimtarë, duke përmendur zonën e Kharkivit.
“Ukrainasit vetë janë ndërgjegjësuar. Ata nuk po shikojnë gjenocide, madje në Kharkiv, po i mirëpresin ushtarët tanë si çlirimtarë të vërtetë. Njerëzit po dalin me flamuj rusë në duar dhe po na mbështesin”, pretendoi gazetarja e njohur.