Duke parë prezencën e shpeshtë të shumë policëve nëpër vendet publike të Kosovës shefi i Policisë së Kosovës ka thënë se masat e shtuara të policisë nëpër vendet publike janë rutinore në ditët e verës duke përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës.
“Ne në planifikimet tona të sezonës verore bëjmë shtimin e personelit policor nëpër qytete, rrugë të ndryshme dhe ambiente apo lokacione që frekuentohen më shumë në aspektin e qytetarëve apo bashkë atdhetarëve tanë dhe për këtë arsye Policia ka prani më të shtuar nëpër ato vende e kjo nuk e përjashton as Aeroportin”, ka thënë Kelani për Radio Evropa e Lirë.
Kelani ka thënë se nuk duhet të shqetësohet askush për këtë prezencë të shtuar të policisë dhe se situata është e qetë dhe nuk ka indikacion për asnjë rast apo shqetësim të mundshëm. /REL