Priebus: Trump e pranon raportin për sulmet kibernetike ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Priebus: Trump e pranon raportin për sulmet kibernetike ruse

    Insajderi
    09 January 2017 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e pranon konkluzën e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka thënë mbrëmë shefi i ardhshëm i kabintetit të Trumpit, Reince Priebus.

    Trumpi e “pranon faktin se Rusia dhe entitetet e tjera ishin angazhuar në sulme kibernetike” kundër vendit, tha Reince Preibus, ish-kryesues i Komitetit Kombëtar Republikan.

    Trump në mënyrë të vazhdueshme i ka hedhur poshtë pretendimet se Moska ishte përzier në zgjedhje për përfitime të Trumpit, duke thënë se këto akuza ishin produkt i kundërshtarëve të tij politikë, që po përpiqeshin ta shkatërrojnë fitoren e tij zgjedhore.

    Nga ana tjetër, senatori republikan, Lindsey Graham, ka kërkuar nga Trumpi që ta ndëshkojë Rusinë për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç akuzojnë agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, shkruan REL.

    Këto agjenci kanë konkluduar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe për ta ndihmuar Trumpin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark