PriFest ka hapur konkursin për edicionin e nëntë - Insajderi
×
Kulturë

PriFest ka hapur konkursin për edicionin e nëntë

Insajderi
18 October 2016 - 18:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prishtina International Film Festival ka hapur të martën konkursin për pranimin e filmave për edicionin e nëntë të festivalit që do të mbahet nga 20 deri më 28 prill të vitit tjetër.

Përmes një njoftimi për media, PriFest njofton se do të pranojë filmat artistik të metrazhit të gjatë në kategoritë konkurruese: Programi i filmit Europian dhe Programi i filmit Ballkanik (Mjaltë dhe Gjak) si dhe filmat e metrazhit të mesëm – Programi Konkurrues Medium Length (25-60 min) i hapur për filmat nga mbarë bota.

“Por që nga ky edicioni, PriFest do të ketë edhe një kategori konkurruese atë të filmave dokumentarë poashtu të hapur për filmat nga mbarë bota”, thuhet në komunikatë.

Aplikacioni do të jetë i hapur deri më 24 Shkurt 2017 dhe cdo gjë rreth aplikimit kryhet online në ëebfaqen e PriFest ëëë.prifest.org./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark