Një prift italian është duke u hetuar për orgji me 15 femra, në famullinë e tij, në qytetin verior të Padovës në Veneto.
Andrea Contin, 48 vjeçar, është nën hetime nga policia italiane, nën dyshimin se jeton përmes fitimeve të pamoralshme dhe dhunës psikologjike.
Pas ankesave të tri famullisteve femra, polica ka filluar hetimet në kishën San Lazzaro, ku kanë konfiskuar lodra seksi dhe video pornografike, që tregojnë se ai ka organizuar orgji në ambientet e kishës, shkruan “The Independent”.
Prifti gjithashtu dyshohet se të dashurat e tij i mori për qëndrim në një ambient turistik, në bregdetin jugor francez. /Insajderi.com