
Prifti kosovar është shprehur dakord me jetën intime të secilit por ka thënë se askush nuk ka se përse jetën e vet intime ta “shfaqë në shesh”.
“Askujt nuk i shkon në mend që boten e vetë intime ta bënte publikenë mes të sheshit. Aq më tepër këto gay – parada të bëra nga liderët tanë, vetëm pse janë të shtyrë prej ndërkombëtarëve, mua më duken qesharake”, ka thënë ai.
Thaci më shumë u shpreh i revoltuar me politikanët kosovarë të cilët kishin dalë në mbështetje të këtij komuniteti, duke thënë se nëse ndonjëri prej tyre do të kishte fëmiun e tyre pjesë të këtij komuniteti, do kishte dilema rreth pjesëmarrjes së tyre.
“A ka ndonjë nga të pranishmit aty që do kishte dëshirë që të kishte vajzën apo djalin homoseksual, biseksual ose transeksual? Nëse po, le të dalë i pari me të për krahu në paradë e ta mbështesë si duhet. Prandaj të dalësh e të bësh propagandë për atë që as vetë nuk beson është hipokrizi”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com