×
  • Lajme
  • Lajme

    Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të covid

    Insajderi
    01 February 2021 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I sëmuri i parë me mutacionin afrikan të covid në Greqi është një prift shqiptar 36 vjeç.

    Sipas mediave vendase, ai ka pas qenë në të kaluarën i prekur me covid dhe në vazhdim kishte dalë negativ.

    Sipas informacioneve të para,dhjaku është ndihmësi i mitropolitit të Kordelios në Selanik,dhe deri në këtë moment po e kalon virozën pa simptoma të rënda.

    Autoritet thonë se ende nuk kanë një version sesi dhjaku është prekur nga mutacioni afrikanojugor i covid,dhe sa persona mund të jenë  infektuar prej tij. Deri tani raportohet edhe se edhe një tjetër dhjak,edhe ai ndihmës i mitropolitit të Kordelios,besohet se është infektuar prej të njëjtit mutacion të covid,ndërkohë që po pritet konfirmimi i testeve të bëra gjatë ditës së dielë.

    E sigurtë është që dhjaku me origjinë shqiptare nuk ka udhëtuar drejtë vendlindjes së tij gjatë muajve të fundit.

    Mutacioni afrikanojugor vlerësohet se është më i rrezikshmi ndër mutacionet e covid,por në çdo rast,veprimi i vaksinave dhe i terapive mjekësore,ka efekte edhe në këtë variant të virusit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark