
Leutrim Ajeti njihet si një bashkëshort dhe prind i vyer, një qytetar i dashur, miqësor dhe gjithmonë i shoqërueshëm me të gjithë. Personaliteti i tij i ngrohtë dhe i përkushtuar ka bërë që ai të fitojë respektin dhe besimin e komunitetit të tij.
Ajeti ka arritur të bëjë diçka që deri më sot nuk e kishte realizuar askush në Kosovën tonë të dashur, ai ka bashkuar të gjitha partitë politike shqiptare në një aleancë të përbashkët, e cila njihet si Aleanca Shqiptare për Graçanicë.
Përveç rolit të tij si prijës i koalicionit, Leutrimi është edhe kandidat për kryetar të Graçanicës, duke u mbështetur nga një ekip prej 10 kandidatëve për asamble, të gjithë profesionistë në secilin sektor të komunës. Bagazhi i tij përfshin mbi 10 vite përvojë si kordinator për komunitete, dhe më pas 4 vite si nënkryetar i Graçanicës.